Raporti i KLSH: Bashkia Bulqizë humbi afro 260 mijë euro nga kontratat e qirave për ndërtimin e HEC-ev

592
Tubacion HEC-i. Foto: A. Diku

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Bulqizës, ka konstatuar se kanë neglizhuar pjesën që i takon kontratave të qirasë për tokën ku janë ndërtuar HEC-et. Në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Bulqizë janë ndërtuar me dhjetra HEC-e, më së shumti në zonën e Martaneshit.

KLSH, raporton se nga të dhënat e disponuara nga kontrat për dhënien në përdorim të sipërfaqeve nga fondi pyjor/kullosor në pronësi të Bashkisë Bulqizë – vlera e qirasë nuk është përllogaritur e saktë, sipas raportit teknik për ndërtimin dhe vlerësimin e tarifës, duke bërë që qiramarrësit të kryejnë pagesa më të ulët se vlera e duhur për 30,935,494 lekë, e konsideruar e ardhur e munguar për buxhetin. Sipas raportit, këto veprime janë në mospërputhje me ligjin për “Për përcaktimin e tarifës në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.

“Titullari bashkisë Bulqizë, Sektori Juridik, Drejtoria e Monitorimit të Pyjeve e Kullotave, Drejtoria e Taksave e Tarifave Vendore dhe Drejtoria e Financës të analizojnë situatën të marrin masa menjëhershme për të përllogaritur sa më të saktë nivelin e tarifës dysheme për dhënë në përdorim sipërfaqe fondi pyjor/ kullosor me kontratë të lidhur për ndërtim HCE-ve në teritori bashkisë Bulqizë, për të cilin ka rezultuar diferencë në vlerën 30,935,494 lekë e konsideruar e ardhur e munguar për buxhetin e bashkisë Bulqizë” thuhet në rekomandimet e raportit të KLSH.