Banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Zerqan, prej tre ditësh po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Banorët kanë raportuar në kategorinë “TI RAPORTO” të Bulqizaime.al, ndërsa nga OSHEE nuk ka asnjë komunikim publik lidhur me situatën dhe kur pritet që të rregullohen defektet e shfaqura.