Banorët e disa fshatrave në Fushë-Bulqizë, prej 2 ditësh pa energji elektrike

520
Foto ilustruese

Banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, prej dy ditësh po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Banorët që kanë raportuar në kategorinë “TI RAPORTO” të Bulqizaime.al, shprehen se për një problem të tillë janë ankuar edhe pranë OSHEE-së, por pa zgjidhje.

Mësohet se shkak është bërë dëmtimi i linjave si pasojë e reshjeve të fundit të shiut që kanë “mbërthyer” vendin prej disa ditësh. Sipas banorëve, këto fshatra prej vitesh po përballet me defekte të shpeshta dhe me mungesë të energjisë elektrike, megjithëse janë pagues të rregullt ndaj faturave të OSHEE-së.

Prej disa ditësh, banorët e zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Klosit po përballen gjithashtu edhe me stakime të shpeshta të energjisë elektrike, çka ka sjellë dëme në pajisjet elektro-shtëpiake.