Rudina Dembaçaj ra në syrin e të gjithëve për rolin e saj si “Jozefina Topalli”.
Ditën e sotme në studio përballë gazetares Jonida Shehu, ajo nuk erdhi si një Jozefinë, por si Rudina e sapomartuar.
Teksa po fliste për jetën e saj, Rudina tregoi sfidat që ka pasur dhe luftën për të hequr dorë nga veset, alkooli, ku aktorja thotë se e pinte me xhaxhain.
Kur isha studente në Shkodër isha 89 kile. Shoqet më thonin që duhet të dobësohem, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, bëhesh vet doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”,tha Rudina.
“Përveç kësaj Rudina foli edhe për ndjesinë kur e kuptoi që po fillonte të dobësohej dhe që jeta e saj do të merrte tjetër rrjedhë.
Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë i besova vetes dhe rashë 35 kiile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që ju vinte gjynah për mua, por ia dola.”