Ndërtimi i linjës 110 KV, Burrel–Bulqizë, Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall listën e pronarëve që preken nga realizimi i projektit

1041
Foto ilustruese

Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i linjës 110 kV, Burrel – Bulqizë”.  Subjekti kërkues i këtij projekti është Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe vlera totale e shpronësimit është 218, 208 lekë. Nga lista emërore paraprake, pjesa më e madhe e pasurive që do preken nga investimi është në bashkitë Klos dhe Mat.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për vitin 2021 humbjet e energjisë në rrjetin e transmetimit vlerësohen të jenë rreth 184 milionë këh, ndërkohë që sipas procedurave që janë në fuqi, kjo energji prokurohet përmes proceduarve konkurruese. Përllogaritja e shumës së nevojshme është bërë me një çmim mesatar prej 55 euro/Mwh. Ndërkohë që me situatën e re të krijuar në tregun energjitik, kjo situatë do të jetë edhe më e vështirë në vitin 2022 për shkak të çmimeve shumë të larta në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë që, sipas të dhënave të Instituti të Statistikave në vend humbjet në rrjetin e transmetimit u rritën gjatë vitit 2021, në raport me një vit më parë. Humbjet në rrjetin e transmetimit kërkojnë investime për të ulur nivelin e tyre, ndërkohë që sipas OST-së, janë disa projekte që aktualisht po financohen përmes kredive dhe investimeve me fondet e veta, për rehabilitimin dhe fuqizimin e linjës 110 kV Librazhd-Përrenjas, Rikonstruksionin e linjave 110 kV Cërrik – Kajan – Kuçovë – Jagodine, ndërtimi i linjës së re me dy qarqe, 30 km Burrel – Bulqizë, etj.

LISTA E PLOTË