Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Lefter Alla u zgjodh kryetar i bashkisë Bulqizë në vitin 2019-të. Ky raport është prodhuar nga Bulqizaime.al pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të qarkut Dibër dhe familjarëve të tyre. Skeda e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryebashkiaku i Bulqizës dhe bashkëshortja e tij për vitin 2019-2020.
Pasuri të paluajtshme:
- Bashkëshortët dhe fëmijët, bashkëpronar të një apartamenti në Dajt-Tiranë, me sipërfaqe 123.5 m2, të përfituar sipas Kontratës së Porosisë datë 21.02.2008 me vlerë 67 925 Euro me burim të ardhura nga emigracioni, nga biznesi dhe nga kursimet familjare;
- Bashkëshortët dhe fëmijët, bashkëpronar të një apartamenti në Golem, me sipërfaqe 68 m2 të përfituar sipas Akt Marrëveshjes datë 30.04.2013 me vlerë 34 000 Euro, me burim të ardhura nga emigracioni, nga biznesi dhe kursimet familjare;
- Bashkëshortët dhe fëmijët, bashkëpronar të një apartamenti në Dajt-Tiranë me sipërfaqe 153.19 m2 të përfituar sipas Kontratës së Sipërmarrjes datë 30.05.2013 me vlerë 65 000 Euro, me burim të ardhura nga emigracioni, nga biznesi dhe kursimet familjare;
- Pronar 100% të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 119 m2 (i regjistuar), të blerë sipas Kontratës së shitblerjes datë 25.03.2014 me vlerë 16 065 000 Lekë, me burim të ardhura nga emigracioni, nga biznesi dhe kursimet familjare;
- Bashkëshortët, pronar në masën 50% secili të pasurisë së paluajtshme në Kavajë, arë me sipërfaqe 1 450 m2 (e regjistruar), të blerë sipas Kontratës së Shitblerjes datë 29.01.2015 me vlerë totale 640 900 Lekë, me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Bashkëshortët, pronar në masën 50% secili të pasurisë së paluajtshme në Kavajë, arë me sipërfaqe 7 119 m2 (e regjistruar), të blerë sipas Kontratës së Shitblerjes datë 29.01.2015 me vlerë totale 3 147 000 Lekë, me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Pronar në masën 25% të pasurisë së paluajtshme, pyll në Vlorë me sipërfaqe 26 000 m2 të blerë sipas Kontratës së Shitjes datë 05.10.2015 me vlerë totale 49 000 Euro. Pjesa takuese e Z.Alla është 12 250 Euro të përfituar me të ardhurat nga paga, nga biznesi dhe nga emigracioni;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, pronare 100% të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 85 m2 të blerë sipas Kontratës së shitblerjes datë 03.09.2015 me vlerë 80 000 Euro me burim të ardhura nga kursimet familjare dhe pagat qe nga viti 1995;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, pronare në masën 12.5% (1/8) të një apartamenti në Lezhë me sipërfaqe 39.61 m2 me vlerë 2 250 Euro, të përfituar sipas Dëshmisë së Trashëgimisë së babait. Vlera totale e pasurisë është 18 000 Euro;
- Pronar 100% të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 51 m2 (i regjistuar), të blerë sipas Kontratës së shitblerjes datë 25.03.2014 me vlerë 6 885 000 Lekë, me burim të ardhura nga emigracioni, nga biznesi dhe kursimet familjare;
- Bashkëpronar me pjesë takuese 1/20 të një apartamenti me sipërfaqe 76 m2 në Bulqizë, përfituar nga dëshmia e trashigimisë së babait pas vdekjes së tij, me vlerë takuese 156 180 Lekë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
- Llogari rrjedhëse me gjendje 386 200 Lekë, me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Depozitë bankare me gjendje 1 010 000 Lekë, me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Llogari rrjedhëse me gjendje 746 Lekë me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Llogari rrjedhëse me gjendje 552 374.71 Lekë me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Llogari rrjedhëse me gjendje 1 426.54 Dollarë me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Llogari rrjedhëse me gjendje 339.25 Euro me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Kartë krediti me gjendje 3 556.05 Euro me burim të ardhura nga paga dhe kursimet familjare;
- Gjendje të mjeteve monetare cash, si të ardhura nga paga, nga biznesi dhe kursime familjare, 1 400 000 Lekë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga paga dhe kursime familjare, me gjendje 343 757 Lekë në 05.08.2019;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, llogari rrjedhëse me gjendje 3 Dollarë në 05.08.2019, me burim të ardhura nga paga dhe kursime familjare;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, llogari rrjedhëse me gjendje 0 Euro në 05.08.2019, me burim të ardhura nga paga dhe kursime familjare;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, kartë krediti Gold me gjendje 3 710 Euro me burim të ardhura nga paga dhe kursime familjare.
- Të ardhura neto në vlerën 390 301 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Bulqizë për vitin 2019;
- Të ardhura neto nga paga, dieta, shpërblime 1 138 245 Lekë si Kryetar i Bashkisë Bulqizë për vitin 2020.
Automjete:
- Pronar 100% të një autoveture të tipit Mitsubishi, të blerë sipas kontratës datë 27.09.2007 me vlerë 8 000 Dollarë, me të ardhurat nga biznesi, nga emigracioni dhe nga kursimet familjare;
Të tjera:
- Hua në vlerën 4 000 000 Lekë të dhënë një të afërmi në vitin 2014 për blerje shtëpi, për të cilën e drejta e paarkëtuar është 4 000 000 Lekë;
- Huadhënie një të afërmi në vitin 2015 në shumën 20 000 Euro, për nevoja personale, me gjendje të drejte të paarkëtuar 20 000 Euro;
- Hua 70 000 Dollarë të dhënë një shoqërie, me gjendje të drejte të paarkëtuar 70 000 Dollarë;
- Hua 20 560 Dollarë të dhënë një shoqërie, me gjendje të drejte të paarkëtuar 70 000 Dollarë;
- Të ardhura në vlerën 434 042 Lekë nga paga pranë shoqërisë Alb Leaa International Sh.p.k Nipt J86906408N të krijuar në datë 25.05.1999 me objekt aktiviteti “ndërtime, punime dheu, rikonstruksione, shfrytëzim, prodhim, transport, shitje minerale kromi etj”, për periudhën 01.01.2019-01.05.2019. Subjekti ka qenë ortak në masën 51 % në shoqëri sipas Vendimit të Ortakëve që në datën 01.05.2019. Kuotat e Z.Alla në bazë të Vendimit Nr.7 datë 01.05.2019 të Ortakëve kanë kaluar te Znj. Alla;
- Të ardhura në vlerën 153 769 039 Lekë nga shpërndarja e dividentit të shoqërisë Alb Leaa International Sh.p.k të krijuar në datë 25.05.1999 me objekt aktiviteti “ndërtime, punime dheu, rikonstruksione, shfrytëzim, prodhim, transport, shitje minerale kromi etj”, në të cilën Z.Alla është ortak 51% deri në 01.05.2019. Nga totali i të ardhurës, subjekti akoma nuk ka arkëtuar vlerën 148 199 039 Lekë të dividentit duke u pasqyruar si detyrim i shoqërisë kundrejt ortakut në pasqyrat e shoqërisë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua të marrë në vlerë 50 000 Dollarë nga bashkëshorti, për të cilën gjendja e detyrimit të pashlyer është 50 000 Dollarë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua në shumën 100 000 Lekë të marrë nga shoqëria “Alb Leaa International Sh.p.k., për të cilën gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer është 100 000 Lekë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua në shumën 18 000 Dollarë të dhënë shoqërisë “Alb Leaa International Sh.p.k, për të cilën gjendja e të drejtës së paarkëtuar është 18 000 Dollarë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua në shumën 30 000 Dollarë të dhënë shoqërie private për të cilën gjendja e të drejtës së paarkëtuar është 30 000 Dollarë;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua në shumën 26 670 Dollarë të dhënë shoqërie private për të cilën gjendja e të drejtës së paarkëtuar është 26 670 Dollarë;
- Shtuar me 16 919 039 Lekë llogaria bankare me burim të ardhura nga shpërndarja e dividentit të shoqërisë “Alb Leaa Interantional“ Sh.p.k me Nipt J86906408N;
- Shtuar me 90 560 Dollarë llogaria bankare pranë një banke të nivelit të dytë nga arkëtimi i huave të dhëna;
- Pakësuar me 600 000 Lekë gjendja e mjeteve monetare cash;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, shtuar me 26 670 Dollarë llogarinë bankare pranë një banke të nivelit të dytë si arkëtim të një huadhënie;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua të marrë në shumën 100 000 Lekë kundejt shoqërisë “Alb Leaa International” Sh.p.k për të cilën nuk është bërë asnjë likuidim gjatë 2019;
- Bashkëshortja, Znj. Etleva Alla, hua të marrë te Z.Alla në shumën 50 000 Dollarë për të cilën gjatë 2019, nuk është bërë asnjë shlyerje;
Lexo – Deklarata e pasurisë e vitit 2019
Lexo – Deklarata e pasurisë e vitit 2019