Në tre qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë ku është konfirmuar prania e influencës aviare te shpendët, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi njoftoi se ndalohet edhe tregtimi i shpendëve të gjalla.
“Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë. Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive, por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëunim të ngushtë me ne për të ndaluar cdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje”, pohoi Gjeçi.
Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, sipas Gjeçit gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar nga kontrollet apo raportuar në numrin e gjelbër. Numri i pulave të ngordhura sakq është në rritje.
“Aktualisht po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës; po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes; po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zones dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët. Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin. Veterinerët zyrtarë të AKVMB kanë kryer vizita e kontrolle në të gjithë 63 stabilimentet shpend rritëse dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara. Nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, rezultatët tregojnë se janë të pastra.
Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë. Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëunim të ngushtë me ne për të ndaluar cdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje.
Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për tju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit. Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisëmund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare”, theksoi ajo.
Por çfarë është gripi i shpendëve dhe sa të rrezikuar jemi ne nga ai?
Gripi i shpendëve është një sëmundje e shpendëve të egër, por prek gjithashtu shumë lloje shpendësh shtëpiake, përfshirë pulat, rosat, gjelat dhe patat. Ajo shkaktohet nga viruset e gripit të tipit A dhe ka disa nëntipe të viruseve të gripit që mund të infektojnë zogjtë. Ky grip prek edhe njerëzit, madje ka pasur ndër vite, raste infektimi që kanë ndodhur për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e sëmurë ose të ngordhur që e kanë transmetuar virusin nëpërmjet pështymës, mukusit dhe feces. Kur viruset e gripit të shpendëve infektojnë njerëzit, ka simptoma pak a shumë të dukshme që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë, zakonisht, por edhe pneumoni, vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe, në rastet më të këqija edhe pse të rralla, vdekje.
Ashtu si edhe njerëzit, shpendët mund të preken nga gripi. Ka 12 lloje të gripit të shpendëve. Viruset më ngjitës, që tek shpendët zakonisht janë vdekjeprurës, janë H5 dhe H7. Lloji që shkakton më tepër shqetësim është virusi vdekjeprurës, H5N1, i cili mund të shkaktojë vdekjen tek njerëzit. Shpendët shtegtarë, veçanërisht rosat e egra, janë bartësit e natyrshëm të viruseve, por vetë nuk kanë të ngjarë të preken nga virusi. Por rreziku qëndron aty se rosat e egra mund t’ia kalojnë virusin shpendëve shtëpiake që janë më të ndjeshme ndaj virusit.