Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike, voton sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në Dibër ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 17:00.
Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit, bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme, duke ju bërë thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë: Behar Dema me profesion ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Komisioni zgjedhor në Dibër, bën me dije se janë 1150 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.