Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Ashtu si dhe në dy seancat e mëparshme dëgjimore, Karaj nuk u paraqit as në seancën për shpalljen e vendimit.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Karaj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin.
Hetimi administrativ u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë ku u evidentuan probleme të shumta dhe një balancë negative në shumën totale 7.8 milionë lekë.
Rexhep Karaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Matit.