FOTO/ Liqenet akullnajore të Kacnisë

1759
Disa nga liqenet akullnajore të Kacnisë. Foto: A. Diku

Kacnia është një fshat që bën pjesë në trevën e Katër Grykëve që i përket pjesës lindorë të krahinës. Ngjitet në një rrugë mes grykash me një pasuri të rrallë natyrore.

Liqenet ndodhen në shpatin lindor të malit të Balgjajt që kufizohet me Matin, në jugperëndim të fshatit Kacni, prej nga kanë marrë emrin, të qarkut të Dibrës, në lartësinë mbi 1800 m.

Një nga liqenet akullnajore të Kacnisë. Foto: A. Diku

Janë të vendosura në disa cirqe të mëdhenj komplekse akullnajore. Përbëjnë liqene akullnajore. Liqeni më i madh ka përmasat 400×250 metra (10 ha). Janë 12 liqene gjithsej të cilët nëse ju shton edhe ato të Matit dhe Bulqizës e bëjnë malin e Balgjajt më të pasurin në vend sa i përket liqeneve akullnajore.

Sipërfaqja e tyre arrin afërsisht në 30 ha. Kanë thellësi mbi 5 – 6 m. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpine.

Unë i kam fotografuar nga maja e malit të Balgjajt (duke udhëtuar nga fshati Kurdari), por ka edhe drejtime të tjera nga ku mund të vihet tek këto liqene (nga Selishta p.sh etj.)

Një nga liqenet akullnajore të Kacnisë. Foto: A. Diku