Martanesh, makina del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari

2193
Foto ilustruese: Rruga që të çon në Martanesh

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Martanesh.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Ballejë-Krastë, ku një automjet tip “Mitsubish” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

“Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i identifikuar si D.Gj, 30 vjeç, banues në Martanesh.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Çdo 29 Qershor në Ballejë të Martaneshit, besimtarët bektashi përkujtojnë “Ditën e Shënur të Ballëm Sulltanit”, ku qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria udhëtojnë në aksin Ballejë-Krastë. Infrastruktura e keqe rrugore, ka sjellë që në këtë segment rrugorë të jenë të shpeshta aksidentet rrugore.