Prokurori i Matit, Abaz Muça e kalon me sukses shkallën e parë të vetingut

661
Prokurori Abaz Muça

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokuorit të Matit, Abaz Muça. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 22 qershor, nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Ndërkohë, Muça dha shpjegime për dy denoncime nga publiku, lidhur me dy çështje të hetuara prej tij, ku në një rast kishte vendosur mosfillimin e hetimeve, ndërsa procedimin tjetër e kishte pushuar.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Muça kyesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Abaz Muça e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 2008 ai është promovuar si prokuror në Prokurorinë e Matit.

Prej vitit 2020, Muça ushtron funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Matit si i komanduar, si dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një mandat të plotë në këtë pozicion.