Një pjesë e Bulqizës për dy ditë do të jetë pa energji elektrike

1592
Foto ilustruese nga OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se në disa zona në Bulqizës nuk do të kenë energji elektrike për dy ditë, si pasojë e punimeve në rrjet.

“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Bulqizë, në datat 12 dhe 14 maj gjatë intervalit kohor 09:00-16:30 do të stakohet energjia në këto zona në Bulqizë: 12 maj, pjesërisht bashkia Bulqizë, Lagjet: Minatori, Gjeologu, Miniera e Kromit, Parku Shëngjunit, Plani i Bardhë.” thuhet në njoftimin e OSHEE.

Ndërsa më 14 maj do të ndërpritet energjia në Minierën e Kromit, Lagjia “Minatori”, Fshatrat: Dragu, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Vajkal, Lagjia e re, Lagje “Çupe” dhe “Sallake”.