Vihen në pranga vëllezërit që vranë 50 vjeçarin në Luzni

1432
Drejtoria Vendore e Policisë së qarkut Dibër

Janë arrestuar nga policia e Dibrës, dy vëllezërit pasi vranë me armë zjarri më 13 prill 2021 në fshatin Luzni, 50 vjeçarin Xh. K. Pas ngjarjes në prangat e policisë ra njëri nga vëllezërit e dyshuar për vrasjen, M. M., 30 vjeç. Ndërsa vëllai i tij A. M., 42 vjeç ishte arratisur, por ditën e sotme është vetëdorëzuar në polici.

“Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Dy vëllezërit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, Dibër, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri automatik 50 vjeçarin Xh. K, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.