Komisioni Europian tërheq asistencën teknike për HEC Skavicën

649
Foto ilustruese.

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Europian ka njoftuar heqjen e asistencës teknike nga 1 janari i këtij viti. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, Komisioni Europian shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.

“Pas vendimit të qeverisë për të ndjekur investimin jashtë mbështetjes së Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, dhe për ta tërhequr atë nga lista e prioriteteve të Planit Ekonomike të Investimeve të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, kemi marrë vendim për të tërhequr mbështetjen teknike nga 1 janari 2021” thuhet në vendimin e KE.

KE i kërkon qeverisë shqiptare të mos ndajë asnjë rezultat të prodhuar nga asistenca e deritanishme teknike.

“E kuptojmë që autoritetet shqiptare po tregojnë interes për të marrë rezultate të prodhuara nga asistenca teknike deri në fund të vitit të kaluar. Megjithatë do të inkruajojmë të mos ndanit rezultate, sikurse nuk janë aprovuar nga BERZH-i. Duke pasur parasysh që asistenca teknike ka të bëjë me projektin për një digë në shkallë të gjerë, çdo problem që lind nga kjo situatë potencialisht mund të ketë pasoja serioze” thuhet në vendimin e KE.

Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, Komisioni Europian shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.

Në qeshor të vitit të shkuar, Rama prezantoi HEC-in e Skavicës dhe njoftoi se hidrocentrali do të ndërtohet 100% me financim nga shteti. Ndërtimi i HEC-it pritet  që të kapë shumën e 500 milionë eurove, 350 milionë llogariten për ndërtimin dhe 150 milionë të tjera për shpronësimet dhe infrastrukturën.

Korniza e Investimeve në Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një institucion i ngritur nga Komisioni Europian në bashkëpunim me disa institucione financiare ndërkombëtare. WBIF ka bërë publike më parë të dhëna mbi Hidrocentralin e Skavicës.

Në 3 tetor 2020 në Tiranë u nënshkrua marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt gati 50 vjecar që ishte në pritje. Në Tiranë ishte vetë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për rritjen ekonomike dhe mjedisin, Keith Krack i cili bashkë më ministren e ekonomisë dhe financave Anila Denaj hodhën firmat në një memorandum bashkëpunimi, i pari këtij lloji pas marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve në vitin 1992.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me presidentin për Europën të kompanisë amerikane “Bektel”.

Pala amerikane është angazhuar në dhënien e një kredie me terma të buta prej rreth 500 milion dollar, dhe do të shlyhet nga vetë hidrocentrali kur të nisë prodhimin e energjisë.