Skavica, qeveria duhet të jetë transparente me banorët

823
Protesta e banorëve të Dibrës kundër ndërtimit të HEC Skavicës. Foto: Gazeta "Rruga e Arbërit"

Nga Bujar Karoshi

Vendimet e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me projektin e ndërtimit të Skavicës, është një lajm i zi për banorët e Luginës së Drinit të zi.

Rreth 34 fshatra do të mbyten nga ujërat e liqenit dhe rreth 8 mijë hektarë tokë e punueshme, do të zhduken përgjithmonë. Qeveria shqiptare, që nga viti 2005, ka marrë vendime në Tiranë për të çuar përpara këtë proces, madje ka shpallur edhe tendera ndërkombëtarë, por të gjitha kanë dështuar. Dhe dështimin nuk ka dalë askush ta shpjegojë, ashtu siç askush nuk ka dalë të marrë mendimin e banorëve, madje ta diskutoje më to: çdo të bëhet me jetët e tyre?

Sipas ligjit shqiptar, hapi i parë i procedurave është një studim zibiliteti, te i cili një nga kriteret kryesore të vlerësimit është ndikimet mjedisore dhe sociale. Në studimin e zibilitetit të prezantuar nga qeveria, itet për ndikimin në mjedis dhe efektet socialë që do të sjellë në Shkodër e Lezhë, por nuk et fare për problematikat që shfaqen në Dibër. Së paku nuk itet publikish, pasi realisht nuk mendojmë se institucionet vendimmarrëse nuk i njohin këto probleme.

Tu kërkosh dibranëve të pranojnë që me përmbytjen dhe shpërnguljen e tyre shpëton Shkodra dhe Lezha, është diskriminuese, është një argument që e bën me faj qeverinë, por është edhe një arsye se pse irritohen banorët, të cilët edhe në ditë pandemie, dalin për të protestuar.

Gjatë 30-viteve të tranzicionit, kjo krahinë është lënë larg investimeve publike. Pa rrugë, pa ujë për vaditje, pa projekte zhvillimi, pa një plan mbështetje për bujqësinë, blegtorinë e frutikulturën etj. Gjithçka e arritur në këto vite është vetëm në sajë të punës së tyre, pa asnjë mbështetje qeveritare ose shumë pak.

Kjo sjellje e qeverisë shqiptare, nga njëra anë duke vazhduar me projektin e Skavicës dhe nga ana tjetër duke mos bërë asnjë transparencë me banorët, i ka indinjuar ata, i ka bërë të dalin në protesta, të cilat, në të ardhmen mund të jenë më të shumta, më të ashpra dhe më të fuqishme.

Skavica mund të jetë me bilanc pozitiv për qeverinë, por është me bilanc negativ, shkatërrues për këta banorë. Ai konsiderohet se është shkatërrues drejtpërdrejtë për ekonomitë e mbi 2500 familjeve, si dhe krijon probleme të tjera për mijëra familje të tjera. Skavica e ndan dysh Dibrën e ndarë njëherë në viti 1913. Fundos përgjithmonë vlera të mëdha kulturore e historike duke i sjellë një dëm të madh rajonit. Dhe ky plan është i ngjashëm njësoj me planet e kancelarisë serbe, faza e parë e të cilit u krye 100 vite më parë. Qeveria shqiptare, me sjelljen e deritanishme, është duke shkelur të drejtat themelore të pronësisë dhe të drejtat e njeriut, për të cilat Shqipëria mund të japë llogari nesër edhe në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut. Në vend që të gjejë rrugët e komunikimit dhe bashkëbisedimit me banorët, qeveria shqiptare ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur. Dhe kur banorët protestojnë, ajo vendos të mbështetet në ligje të përkohshme për ti dënuar ata.

Akti Normativ i Qeverisë shqiptare do të jetë i vlefshëm sa kohë pandemia do të zgjasë, por gjobat dhe ndëshkimet për banorët dhe vendimet e tyre për të mbuluar me ujë Dibrën, është i njëhershëm dhe i pakthyeshëm. Banorët e luginës së Drinit i kanë dalë zot Shqipërisë kurdoherë, aty ku ka pasur nevojë. Kanë rrokur armët dhe kanë dhënë jetën për liri. Dhe si të tillë, nuk mund të konsiderohen “antikombëtarë”, që nuk e duan Shqipërinë dhe vendin e zhvilluar. Ata nuk e dua Shqipërinë të vjedhur.

Qeveria shqiptare, megjithëse është vonë, duhet të nisë menjëherë një fushatë informuese dhe diskutimi me banorët. Të informojë për çmimet e shpronësimit, të ndihmojë në regjistrimin dhe vlerësimin e pronave, tokave dhe shtëpive, kullotave dhe bagëtive, pemëtoret, pyjet dhe gjithçka tjetër që ata banorë shfrytëzojnë sot.

Të tregojë jo vetëm çfarë është e mirë për kaskadën e Drinit, por edhe për çfarë do të jetë e mirë për banorët – nëse ka. Të tregojë planet e transferimit, punësimit, infrastrukturën e re, urat e shkollat, qendrat shëndetësore, investimet në turizëm e frutikulturë, në mënyrë që këta banorë të zgjedhin të jetojnë në Dibër, jo të migrojnë brenda vendit apo të fëmijët e tyre jashtë atdheut. Në qoftë se qeveria e bën këtë, ndoshta llogaritë nuk do t’i dalin.

Lugina e Drinit të Zi, Dibër. Foto: Sami Curri

Qeveria shqiptare nuk e bën këtë, pasi ajo nuk ka asnjë plan, siç nuk ka pasur asnjë plan në 30-vitet e fundit. Ajo është kujtuar për këto projekte për interesa të kompanive private, maskuar pas interesit publik, dhe vitet e fundit maskuar me atë që duhet rëndom PPP. Gjatë protestës së fundit, policia vendosi 10 milionë lekë gjobë për dy nga organizatorët, shumë krejt e paarsyeshme dhe krejtësisht e pabalancuar, në shkelje agrante të të drejtave të njeriut. Dhe duket se kjo gjobë et për planet e qeverisë për të rritur presionin, ndëshkimin dhe frikësimin e banorëve. Me këto metoda ia ka arritur të zbehi zërin e protestës për hidrocentrale të vegjël, por nuk është rruga e duhur për këtë rast. Sepse këto metoda do të kthehen në bumerang.

Gjatë muajve të ardhshëm, deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Skavica do të jetë një objekt kryesor i debatit publik e politik. Partia Demokratike, më herët në pushtet,dhe Partia Socialiste aktualisht në qeverisje, i kanë mbështetur hapur projektet për Skavicën. Po ashtu, LSI gjatë vitit 2017, kur diskutohej mbi hidrocentralin e Katundit të Ri, ka dhënë mbështetje për Skavicën e madhe. Duket sikur të gjithë janë kundër popullit që banon në 34 fshatrat e luginës së Drinit, por nevoja për vota mund ta detyrojë ndonjërën prej këtyre partive të ndryshojë qëndrim, por asnjë marrëveshje nuk duhet nënshkruar me ta, pa u detajuar sjellja e aktorëve politikë pas zgjedhjeve.

Lajmet për nisjen e qarkullimit në rrugën e Arbrit në pranverën e vitit të ardhshëm kanë qenë të mirëpritura për banorët, por ato për ndërtimin e Skavicës e kanë ulur gëzimin. Sepse, për një popull që shpërngulet, aq më keq pa dëshirën e tyre, duke i shpërllur, diskriminuar, gjobitur e sulmuar, rruga e re është që shpresonte t’i kthente, do ti ndihmojë për të ikur. Dhe ky nuk është lajm i mirë. Banorët e luginës së Drinit kanë nevojë të dinë se çdo të bëhet me të ardhmen e tyre.

Qeveria duhet të jetë më transparente me ta.

Ata e kanë dëshmuar historikisht se janë më shumë atdhetarë se shumë politikanë dhe qeveritarë në Tiranë. Ndaj, në këtë proces, nuk duhet të shihen si kundërshtarë të së ardhmes së Shqipërisë. Ata duhen përfshirë në këtë proces, dhe një referendum lokal duhet të ishte një nga vendimet e duhura. Sigurisht, pasi qeveria të kërkojë ndjesë publike dhe të falë gjobat shumëmilionëshe ndaj drejtuesve të shoqatës.