Duka apel mërgatës që të regjistrohen

559
Hekuran Duka, kryetar i Komunës Dibër, RMV

Kryetari i Komunës Dibër, në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka u ka bërë thirrje mërgatës shqiptare që të kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një deklaratë për mediat, Duka ka kërkuar që secili qytetarë të regjistrohet, duke theksuar se ky proces është shumë i rëndësishëm.

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimit i popullsisë përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, diplomatëve, ata që janë në vuajtjen e dënimit dhe personave të pastrehë.

Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit do të fillojë më 1 prill.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online duke filluar nga 1 marsi e deri në 21 prill.