Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve

713
Foto ilustruese

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin që do të mbahen në 25 Prill 2021. “Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.” thuhet në njoftimin Ministrisë së Brendshme.

Nga të dhënat rezulton se 3,588,869 shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote. Nga ky numër 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra, ndërsa 107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare.

Janë 1,098 shtetas që nuk janë përfshirë në listën e votuesve për shkak të dekriminalizimit.

Kontrolli i emrit në listë mund të bëhet edhe online E-albania.