Minatori “rebel” kandidon në parlament për të drejtat e minatorëve

Minatorët në Shqipëri janë ankuar prej kohësh për shkelje të të drejtave. Tani një minator kromi po e çon betejën në parlament duke kandiduar si deputet i pavarur.

1635
Elton Debreshi gjatë një proteste në Tiranë. Foto: Sami Curri

Elton Debreshi është minator, ashtu si babai dhe gjyshi para tij.

Por në fund të prillit 31-vjeçari shpreson të jetë edhe një anëtar i parlamentit, duke përfaqësuar minatorët shqiptarë që thonë se u nevojitet “status i veçantë” për t’i dhënë fund dekadave të shfrytëzimit.

Kjo është një luftë që Debreshi thotë se tashmë i ka kushtuar një vend pune, por një luftë që ai thotë se është jetike për t’i dhënë fund “shfrytëzimit barbar të punëtorëve” nga pronarët e minierave dhe neglizhenca e shtetit.

I prezantuar si një kandidat i pavarur për deputetë nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, një sindikatë që ai ndihmoi të krijohej në vitin 2019 në qytetin verilindor shqiptar të Bulqizës, Debreshi më 8 mars mori miratimin e autoriteteve zgjedhore për të kandiduar për në Kuvend në zgjedhjet që do të mbahen më 25 prill.

“Një minator në parlament do të ishte garancia që të drejtat tona nuk do të shkelen më tej, se zëri i minatorit nuk do të mbytet më si jeta jonë”, tha sindikata në një deklaratë, duke kërkuar një status të veçantë për minatorët që do të mbrojë të drejtat e tyre.

“Statusi i minatorit – kjo është gjëja kryesore”, tha Debreshi për BIRN kur u pyet se çfarë do të ishte gjëja e parë që ai do të kërkonte në parlament nëse zgjidhej. “Kjo është e pa negociueshme.”

Pagoi një çmim të lartë vetëm se foli

Minatorët dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri thonë se të drejtat e minatorëve shkelen në mënyrë rutinore, të shfrytëzuar nga kompanitë tani kryesisht private që nxjerrin burimet minerale të vendit. Aksidentet në vendet e punës, ndonjëherë fatale, janë të zakonshme.

Minatorët në Shqipëri kanë kaluar vite duke kërkuar një status të veçantë që do të mbronte të drejtat e tyre, një thirrje që politikanët e mbështesin periodikisht, por që bëjnë shumë pak për ta realizuar.

Aktivizmi i Debreshit e bëri atë një kandidat të duhur për ta çuar këtë luftë në parlament.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ishte përgjigjja e tij për mungesën e efikasitetit nga ana e sindikatave të vjetra, të cilat akuzohen se ishin shumë të afërta me njërën apo tjetrën nga partitë kryesore politike të Shqipërisë – Socialistët në pushtet dhe Demokratët e opozitës.

Që nga viti 2001, miniera e kromit në Bulqizë menaxhohet nga kompani private, më e madhja prej të cilave është AlbChrome, që nga viti 2013 pjesë e Grupit Balfin të Samir Mane, që raportohet se është njeriu më i pasur i Shqipërisë.

Javë pasi një gjykatë e Tiranës njohu unionin si të ligjshëm në fund të vitit 2019, Debreshi u pushua nga puna nga AlbChrome, e cila përmendi shkeljet e etikës në punë dhe mungesat e përsëritura. Debreshi, një baba i martuar i katër fëmijëve, kaloi gjashtë muaj pa punë. Ai thotë se u shkarkua për shkak të fjalës.

“Këtu në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë,” i tha Debreshi BIRN. “Nuk është hera e parë që dikush ngre kokën dhe pushohet nga puna. Ne kemi parë shumë raste në të cilat dikush ngre kokën dhe jo vetëm që pushohet nga puna por është dëbuar nga Bulqiza. Ata ikën nga zona e Bulqizës. ”

Që nga viti 2001, miniera e kromit në Bulqizë menaxhohet nga kompani private, më e madhja prej të cilave është AlbChrome, që nga viti 2013 pjesë e Grupit Balfin të Samir Manes, i cili raportohet se është njeriu më i pasur i Shqipërisë.

Javë pasi një gjykatë e Tiranës e njohu sindikatën si të ligjshme në fund të vitit 2019, Debreshi u pushua nga puna nga AlbChrome, e cila përmendi shkeljet e etikës në punë dhe mungesat e përsëritura. Debreshi, i martuar dhe baba i katër fëmijëve, kaloi gjashtë muaj pa punë. Ai thotë se u shkarkua nga puna për shkak se foli.

“Këtu në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë”, tha Debreshi për BIRN. “Nuk është hera e parë që dikush ngre kokën dhe pushohet nga puna. Kemi parë shumë raste në të cilat dikush ngre kokën dhe jo vetëm që pushohet nga puna, por edhe dëbohet nga Bulqiza. Ata largohen nga zona e Bulqizës.”

I pyetur në lidhje me shkarkimin e Debreshit, AlbChrome dha të njëjtën përgjigje që dha për një artikull të BIRN të asaj kohe, në fund të vitit 2019, në të cilin kompania tha se aktivitetet e sindikatës së Debreshit nuk kishin asnjë lidhje me vendimin për ta shkarkuar atë nga puna.

Debreshi gjeti punë në një kompani tjetër në një zonë tjetër të minierës.

Minatorë dhe shoqëria civile duke protestuar në Tiranë, dhjetor 2019. Foto: Sami Curri

Kandidatura në parlament ngjall “shpresë” 

Një minator i brezit të tretë, Debreshi ka kaluar një dekadë duke gërmuar për kromit.

“Gjyshi im ka punuar në vitet e para kur u hap miniera. Babai im ka punuar 37 vjet nën tokë. Ai doli në pension një vit më parë, por duke qenë se pensionet e minatorëve janë mjaft të ulëta, të ulëta në mënyrë qesharake, ai u detyrua të kthehej në minierë dhe të vazhdonte të punonte për një kompani private”, tha Debreshi. “E gjithë familja, ne jemi të gjithë nën tokë.”

Aksidentet janë të zakonshme në minierat shqiptare, tha ai, dhe shpesh fatale. Ka pak ndihmë nga shteti, tha ai për BIRN.

Kandidatura e Debreshit për në parlament erdhi pas dy aksidenteve në minierë, një prej të cilëve i mori jetën një minatori.

Ai tha se kërkesat e përditshme për prodhim që u bëhen punëtorëve i shtynë ata të “sakrifikonin” më shumë. “Ata mund të humbin kontrollin dhe vëmendjen”, tha ai, gjë që do të sillte aksidente dhe jetë të humbura.

Debreshi akuzoi Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera se nuk kanë ndërmarrë masa, veçanërisht për përdorimin e seksioneve të minierave – të njohura si ‘galeri’ – që ai tha se ishin “të vjetra dhe të dëmtuara” dhe që nuk përdoreshin as nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.

Në nëntor të vitit të kaluar, Debreshi mblodhi 11,000 nënshkrime në një peticion që bënte thirrje për një status të veçantë për minatorët, por autoritetet nuk janë përgjigjur ende.

Ai tha se kandidimi i tij për deputet shihej nga të tjerët në Bulqizë si një “shpresë”, një mjet “për të sjellë jetë në qytet një herë e përgjithmonë, në mënyrë që njerëzit të investojnë në vendin e tyre dhe të mos largohen”.

*** Titulli në origjinal: Minatori “rebel” shqiptar kandidon në parlament për të drejtat e minatorëve