Ekipi i Bulqizës fiton ndaj Mirditës

1336
Foto ilustrative e Sport Klub Bulqiza

Ka përfunduar me rezultatin 4-1 ndeshja e luajtur në Tiranë ndërmjet skuadrës së Bulqizës dhe Mirditës. Ekipi i Bulqizës ka dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e katërt të lojës me Balliun. Ky i fundit ishte “ylli” i kësaj ndeshje, pasi në total arriti të shënojë plot tre gola. Në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, ishte Lika që e çoi rezultatin përfundimtar në 4-1 për Bulqizën.

Përpos fitores, ekipi i Bulqizës mbetet në vendin e shtatë të kategorisë së dytë me 15 pikë në 10 ndeshje të luajtura.

Disiplina në FSHF: Bulqiza humbi ndeshjen në “tavolinë” me Tërbunin

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, një javë më parë ndëshkoi ekipin e Bulqizës me humbjen e ndeshjes ndaj Tërbunit, me rezultatin 3 me 0. “Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni, F.C Bulqiza për aktivizimin e 6 (gjashtë) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Dytë, kundër FK Tërbuni” thuhej në njoftimin e FSHF.

Pas një vendimi të tillë ka reaguar edhe Sport Klub Bulqiza, duke e konsideruar absurd vendimin e marrë nga FSHF. “Në të vërtet ekipi jonë i ka lojtarët totalisht sipas rregullores dhe të gjithë të federuar nga sektori i garave, kategoria e dytë.” thuhet në deklaratën F.C Bulqiza, postuar në faqen zyrtare në rrjetin social instagram.