Pas mbylljes një javore për shkak të motit të keq, mësimi do të rifillojë nga e hëna. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njoftoi për këtë vendim, duke shpjeguar se arsimi parauniversitar rikthehet në skenarët e mëparshëm.
Zhvillimi i mësimit:
Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
Maturantët në shkollë;
Nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.
Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.” thuhet në deklaratën e saj.