Sherr për pronën në Bulqizë, një i plagosur rëndë dërgohet për Tiranë

621

Sherri për një pronë në Bulqizë ka shkaktuar një të plagosur rëndë i cili është dërguar me helikopter në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë 5 persona të cilët janë zënë për pronat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur me emrin “Kodra e Danit” të Njësisë Administrative Fushë – Bulqizë.

Sipas policisë, personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është sjellë në Tiranë me helikopter.

/bulqizaime.al/

(Foto ilustruese nga M. Jangulli)