Korabi si Tërbuni pse jo, për Gerd Haxhiun gjithcka është e mundur. Një sezon më parë pukjanët gjendeshin në një situatë të ngjashme sic është Korabi sot, por Tërbuni surprizoi jo pak duke ndalur dy skuadrat pretendente për titullin në atë periudhë Partizanin në një barazim pa gola dhe kampionët e Skënderbeut duke i befasuar jo pak me një fitore fantastike 3-2 brenda Korcë. Një vit më pas historia mund të përësëritet dhe gjithcka është në dorë të Korabit që pas barazimit ndaj Tiranës do të kërkojë ti vendosë një stërkëmbësh Kukësit, që është edhe një nga 3 skuadrat pretendente për titullin.
“I kemi te gjitha mundesitë për të ndalur cdo kundërshtar. Në luajmë për veten tonë dhe do ta respketojmë në maksimum kampionatin.”
Në fazën e dytë në Zeqir Ymeri edhe pse luanin si skuadër pritëse, dibranët bënë surprizën e madhe duke barazuar 1-1 ndaj verilindorëve. Edhe pse shanset e tyre për mbijetesë janë fare të pakta, Gerd Haxhiu trajneri i skuadrës dibrane, beson te djemtë që ai drejton dhe është i sigurtë se Korabi mund ti prishë punë Kukësit por edhe skuadrave të tjera që luftojnë për titullin.
“Në fazën e dytë ndaj Kukesit luajtëm një lojë mbrojtese, këtë hërë do të vendosemi ndryshe në fushë dhe do të aplikojmë një futboll me sulmues. Luajmë për fitore, por jemi të kënaqur edhe me një pikë.”
10 pikë është diferenca mes Korabit dhe Lacit e Flamurtarit në klasfikim. Shanset janë fare minimale por shpresa vdes e fundit në kampin dibran. Haxhiu tregoi edhe një prapaskenë shumë interesante në lidhje me stadiumin e qytetit të Peshkopisë dhe merkaton.
“Mu desh të zgjidhja mes investimeve në stadium dhe një merkatoje të fuqishme, zgjodha të parën për të patur praninë e tifozeve dhe t’i luanim ndeshjet në shtëpi.”
/supersport.al/
http://www.supersport.al/wp-content/uploads/2017/03/haxhiu.mp4?_=1