Halil Jakimi, kandidat i Partisë Demokratike në Dibër, ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Jakimi ishte i gjashti në listën e PD në qarkun e Dibrës dhe pritet të marrë mandatin e ish-deputetit Xhemal Gjunkshi.
Tashmë pritet të marrë mandatin në KQZ dhe në seancën e ardhshme plenare të betohet në Kuvend, për t’iu bashkuar deputetëve të rinj. Jakimi ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Bulqizë.
Pas betimit të Jakimit, numri i deputetëve në Kuvend i kalon 100.
Pak javë më parë Aurora Mara nga lista e LSI për Dibrën, pranoi marrjen e mandatit lënë nga ish-deputeti Përparim Spahiu, duke e çuar në 2 numrin e deputetëve opozitar nga qarku i Dibrës që kanë marrë mandatin.