HEC-et ‘kulçedra’ që fusin ujin në tuba

984
Tubacion HEC-i. Foto: Sami Curri

Autor: Dr. Selman Mëziu

A janë krijuar legjenda nga më drithërueset, me flijime jetësh për ujin e pishëm e vadën e tijë? A thuhet nga goja e popullit e ruajtur e pashuar, bres pas brezi, se ku ka ujë, ka jetë njeriu, kafshesh, shpendësh, bimësh etj.? Njihen me dhjetra legjenda mbi vlerat e domozdoshmëria e të jetuarit pranë ujit me plotë sakrefica, heroizma, dhe me mjeshri ruajtje, transportimi, kanalizimi etj,etj.

Sa randësi ka uji duke marrë si shembull funksinonin biologjik të trupit të njeriut:

Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të. Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë. Ndërsa ka disa dhjetëvjeçar, vite që në shqipërinë, të ashtuquajtur demokratike, njerëz të caktuar, krejtësisht të xhveshur nga tiparet, apo karakteristikat kryesore që e ndryshojn nga gjallesat e tjera: Ndërgjegjja, gjykimi, për të fituar para, për të lumturuar veten. Janë ato që veprojn si kanibal, të pamëshirshëm, grabitqar, duke ju marrë ujin e pijshëm e për ujitje fshatarëve, pa pyetur askënd.

Këto planprishës, kriminel, hajdut të stërholluar, janë kthyer në kulçedra e dragonj të zinj nga veprimet, gjykimet dhe ndjenjat e tyre tanimë ‘kanibaleske’. Por, këto lloji banditësh kanë krahët e ngrohta, kanë mbështetjen e fuqishme ose të deputetëve, ose të ndonje anëtari qeverie apo politkani të fuqishëm të cilët luajn tragjedinë më të tmerrshme mbi natyrën shqiptare, lumenjtë prrenjt, burimet e ujrave të pishëm, jetës së malsorëve etj. Që nga ujëkthjellta Valbona, Cemi dhe deri tek Vjosa e Drinoja në jug të shqipërisë që po lëngon, vuan dhimbshëm nga shkatrrimi i natyrës, nga zhdukja e mijëra gjallesave, nga shkretizimi e tharjet e shtretërve të përrenjëve, burimeve e lumenjëve. Ku nuk njihet as ligji, ndërsa shteti sigurisht është bashkëpunues i heshtur me ndërtuesit, ndërsa gjykatat jane krimbur këmbë e kokë nga bakshishet me miliona lek, siç ështe së fundi vendimi i gjykatës së Tiranës mbi hidrocentralin në ujëmbledhësin e Melthit e Zall Gjoçajt në favor të pashallarëve të rinj.

Pikërisht janë këto veprime shtazarake grabitëse që i kanë detyruar fshatrat e Lamit të Madh, Melthit të Kolecit, Zall Gjoçaj të futen në grevë prej dymbëdhjetë ditësh. Sa i pa përfytyrueshëm është agresioni i tyre, sa që kanë betonizuar, po e futin në tuba të çelikta e puseta “kroin e Kolës”, që ndodhet në udhën këmbësore që shkon nga fshati malor Lami i Madh (975 metra mbi nivelin e detit) për në Melth e Zall Gjocaj (897 metra mbi nivelin e detit), i cili ka mijëra vjet, që buron i qetë, i dobishëm, jetëdhënës, në mes të shkëmbinjëve të thepisura gëlqerore. Ku natyra ua ka bërë dhuratë këtyre malsorëve krenar trima, të pamposhtur, punëtor, të ndershëm këtu në mes vargmalit hijerëndë të “Dejës së Matit” dhe majës kryeneçe të “Ksulës se Zezë”, e vargut hijerëndë e madhështor të “kreshtës së Lurës”.

Pankarta e banorëve të disa fshatrave të Matit, për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it në zallin e Meltht.

Pa mëdyshje betonizimi i këtij burimi uji, nuk do të ketë mundësi jetese për 500 fshatar të Lamit të Madh dhe të 100 të fshatit Melth i Kolecit. Natyrisht gratë, vajzat, nënat, me bulera prej druri, kanë shekuj e shekuj të ngarkuar, ndoshta me kambët zbathur ose me opinga, në acarin e dimrit akullnajor ose të vapës së gushtit që çan gjurin në dysh, mbushin ujë të ftohtë për të pirë e gatuar për fëmijët e familja e tyre, duke ruajtur vazhdimësinë e brezave, përmes vuajtjesh makabre, mjeruese, të dhimbshme, prej qindra e qindra vjetësh. Mbijetesa në prehërin e maleve, me burimet jetëdhënëse të tyre, me ngrohtsinë e bujarinë e pyjeve kullotave, përrenjëve e burimeve të pakta.

Çdokush qytetar i thjeshtë, poet apo shkrimtar, akedemik, pyet me plotë kureshtje: ‘’A kemi ndonjë burim historik mbi këto fshatra, mbi jetëgjatësinë e këtyre ngulmimeve etj?

Pa u zgjatur do t’i drejtohemi librit me dokumenta të shekullit të pesëmbëdhjetë, të Selami Pulahës, i cili në regjistrin e popullsisë të marsit të vitit 1467 shkruhet: ‘’Fshati Melth, Fshatarët: Peter Kalanezi, Marko Kola, Peteri biri i të sipërpërmendurit, Ilia Gjoni, Gjoni i biri i të sipërpërmendurit, Gjergj Suma, Budini i biri i të sipërpërmendurit, shtëpi (7)”.
Pra pa hyrë në thellësi të historisë së ketyre fshatrave, nga ky shekull, pse jo edhe më të hershëm, dalim fshtra së paku mbi pesë qindë vjeçar, që vazhdojnë të ushqehen nga toka e pakët bujqësore, pylli i tyre, blektoria, bulmetrat, prodhimet e tjera nga kjo tokë dhe nga ky burim uji. Ndoshta edhe emri i kroit e ka fillesën e emërtimit nga ky fis me mbiemrin Kola.

Kuptohet qartazi, se sa tragjike, sa e hidhur, sa e përmotshme janë veprimet e kulçedrave moderne me fytyrë e mendësi të ashtuquajtura njerëzore. Pra në vitin 2019, kërkojnë zhdukjen e këtyre fshatrave, jo armiqtë gjakatar, turq, serb, gotët, hunët, mongolët, romakët etj., por, pjellat shqiptare, të politikanëve të pangishëm, agresor të pushtetarëve të këtyre tridhjetë vjetëve. Drejtpërsëdrejti të anëtarëve të qeverisë së Edi Ramës. Me metoda të stërholluara mashtrimi, lakmish, gënjeshtrave, premtimeve duke u’a marrë shpirtin dalëngadalë e zhdukur me plotë dhimbje, këputëse shpirti e sfilitje fizike nga trojet stërgjyshore.

Banorët janë të shqetësuar se hidrocentrali i Sekës do fusë në tub prurjen e lumit dhe do shterojë burimet ujore për 13 fshatra dhe mijëra banorë. Foto: Sami Curri/BIRN

Këto fshara, malsor, që përpiqen të jetojnë me ndershmëri, me përpjekje të mundimshme. Janë pikërisht këto që mbajn të gjalla, traditat, vend fillesën e qytetërimit, duke i shtuar gjallërinë natyrës me veprimtarinë e tyre energjike, punën e lodhshme të çdo stine, prodhimin bujqësor e blektoral me dinamizëm, ketyre trevave peisazhe mahnitëse e mrekulluese, të një populli bujar, të thjeshtë, krenar, të sakreficës.

Duke luftuar pa u ndalur, si heronj të vërtetë duke jetuar si “krimbi nën gur”. Këto përbindsha njerëzorë me gjak shqiptari, kërkojnë të zhdukin çerdhet e malësorëve qindra vjeçar, armiqtë e rinj, bajlozët, oligarkët qeveritar, shushunjat e tyre vdekjeprurëse që mbajn pas vetes.

Fitorja do të arrihet, kur mbrojtja e tyre do të jetë stoike, e pathyeshme, të bashkuar si vargmalet rrethuese, me programe të qarta, me veprime korrekte, plotë zgjuarsi e diplomaci. Kjo lloje mbrojtje ngujimi deri në sakrifikim jete, do të hyjë në epopet legjendare të mbrojtjes së ujit të pijshëm. Nuk duhet t’iu besohet deri kur ministria Balluku e Klosi të dalin me deklerata e vendime të përbashkëta mbi ndalimin e punimeve dhe rregullimin e krojeve me gur të gdhendur si kerkesë ndjese për dhënien e lejes ndërtimore të hidrocentralit.

Po e mbyllim shkrimin me nje kumt te shkrimtarit, gazetarit e poetit Ymer Keta i cili më shkruan: “S’po kuptoj azgjë ç’janë këto lloj speciesh që i bien ndesh natyrës dhe njerëzve të thjeshtë, që mbajtur me buliera, për të rritur femijët. Edhe bagëtitë veç kur të bien në zall të Melthit. Unë kam njohje të thell për atë zonë, pasi kam shërbyer mbi 6 vite. Nuk e kuptoi si mund të lihen pa ujë ata njerëz të mrekullueshëm. Zoti i’u lëshoftë mallkim atyre që, për të fituar shuma të mëdha parash lenë ata fshatare pa ujë, pa jetë.”

*** Titulli origjinal: “Hijena shporruni, ujin do e mbrojmë me gjokset tona”