Infrastruktura rrugore në Dibër të Madhe si në mesjetë

434

Situata në rrugët e Dibës është rënduar shumë, thuajse të gjitha rrugët e qytetit të Dibrës janë të mbushura me gropa.

E gjithë infrastruktura rrugore në Dibër është shkatërruar thuajse plotësisht dhe ngjan si në mesjetë. Në gjendje shumë të keqe janë rrugët e rëndësishme për funksionimin e përditshëm të qytetarëve. Situata është shumë e rëndë si në rrugët që janë nëpër lagje të ndryshme të qytetit por edhe në rrugët afër qendrës së qytetit. Si pasojë edhe lëvizja e makinave është rënduar ndjeshëm.

Rrugët janë katastrofë. Janë plot me gropa. Kjo është rruga Zeqir Çanka, pastaj rruga Ibrahim Kolari. Vetë ne i rregullojmë para dere. Marrim një thes çimento dhe rërë që ti sanojmë”, deklaroi një qytetar.

Problemi me rrugët në Dibër është një problem që shfaqet gjithmonë pas shkrirjes së borës dhe ndrimit të stinëve respektivisht nga stina e dimrit në pranverë, kjo vjen si shkak se punimet e rrugëve janë shumë jo-cilësore ku në shumë rraste “arnohen” vetëm për të kaluar radhën dhe për të “zbutur” sado pak irritimin e qytetarëve, ose ata “regullohen” pak para zgjedhjeve për marketing politik, por që cilësia është shumë e dobet dhe rruga për mbrenda vitit prishet përsëri. /DibraIme.com