Mos e beso po deshe! Partia Komuniste në Bulqizë, renditet e treta si më e votuara për Këshillin Bashkiak

2283
Kandidatët për Këshillin Bashkiak Bulqizë, rezultatet nga KQZ

Bulqiza duket se ka qenë më e ‘shpërndarë’ në mandatet për Këshillin Bashkiak, se disa bashki të tjera të vendit. Partia Socialiste ka marrë 33.55% ose 2,787 vota për anëtarë, duke u pasuar nga partia e Unitetit Kombëtar, e cila kërkoi që të çregjistrohej nga zgjedhjet e 30 qershorit me 720 vota, ose 9.17%.

Por nuk ka vetëm kaq, nëse në shumë bashki të tjera Partia Komuniste e Shqipërisë thuajse është formale në fletën e votimit, në Bulqizë ka marrë 8.43% ose 700 vota, duke u renditur e treta.

Këshilli Bashkiak në Bulqizë ka 21 anëtarë. Listat e kandidatëve të partive për këshillin bashkiak në Bulqizë ishin kthyer në listë familjare dhe një pjesë e konsiderueshme e biznesmenëve të sektorit minerar.

/bulqizaime.al/