Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.
Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke xhiruar me telefon një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit. Një efektiv i RENEA-s e ka goditur me tytën e armës në këmbë dhe në krah duke i thyer edhe telefonin.
Doçi gjatë operacionit mbante bexhën e gazetarit, por pa mundur ti shpëtoj dhunës së policisë.
/bulqizaime.al/