Bulqizë, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore

860

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ-në 18 në Bulqizë ka përfunduar për të 55 qendrat e votimit. Një lajm i tillë konfirmohet nga Korab Kika, drejtues i KZAZ-së. Gjatë ditës së sotme, në Bulqizë nuk ka pasur asnjë incident gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Në zgjedhjet për pushtetin vendorë në bashkinë Bulqizë do të kenë të drejtën e votës 29, 521 persona.