Dibër/ Sulmi në KZAZ, policia: 12 të arrestuar, 39 janë shpallur në kërkim

885
Shkolla “Nazmi Rushiti” Peshkopi. Foto: interneti

Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.

Pas sulmit ndaj KZAZ nr 12 në Peshkopi të ndërmarrë mbrëmjen e së premtes, policia e Dibrës ka vënë në pranga 19 persona dhe ka shpallur në kërkim 39 të tjerë.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ nr. 19 që ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë dhe kane sulmuar me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, sulm qe eshte bere edhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Hetimi i ngjarjes po vijon nga Prokuroria e Dibrës për të zbardhur rolin e personave të implikuar në këtë ngjarje.
Ndaj të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim rëndojnë akuzat ’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar ne kodin penal, ku dënimi sipas veprës penale varion me gjobë, 6 muaj- deri në 7 vjet burgim.

Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:
• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Dibër, mbështetësit e opozitës protestë para Drejtorisë së Policisë

Protestuesit e opozitës janë mbledhur në një tubim para Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mbështetës të shumë të opozitës janë shprehur kundër zhvillimet të zgjedhjeve të dielën dhe kërkojnë lirimin e personave të arrestuar pas përplasjeve në KZAZ 19 në Peshkopi.