Meta njofton OSBE-ODHIR: Zgjedhjet pa dekret janë nul

450
Presidentit i Republikës, Ilir Meta. Foto: Presidenca

Presidentit Ilir Meta i është drejtuar me një letër misionit të OSBE – ODIHR për zgjedhjet. Meta ka njoftuar misionin për dekretin që shfuqizoi dekretin e mëparshëm sipas të cilit zgjedhjet vendore do të mbaheshin në 30 qershor. Ai gjithashtu u ka bërë të ditur se procesi nuk mund të zhvillohet pa dekret nga Presidenti.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE – ODHIR, Presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.