Alfred Lika, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Burrel është plagosur rëndë sot gjatë përplasjes në KZAZ-në e Matit.
Lika ka pësuar fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjeve për marrjen e KZAZ-së dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.
PD akuzon Forcat Speciale se kanë goditur Likën në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre.
Në Burrel kanë mbetur disa persona të tjerë të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.
BURIMI: Top Channel