Lirimi i KZAZ-së 16/ Përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Burrel, disa të plagosur (VIDEO)

918

Tensione edhe në Bashkinë e Matit. Në Burrel ka pasur tensione pas përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Edhe në këtë bashki, kërkohet lirimi i ambienteve zgjedhore. Raportohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ-në 16. Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar.

Mbështetës të PD tentojnë të futen në KZAZ-në numër 16. Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta. Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, transmeton NEWS 24.

Kreu i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani i ka dërguar një letër KQZ-së, duke i kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ nr 16.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” Burrel. Komisioni i Zonës së Administrimit të Zgjedhjeve Nr 16, të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha ambientet e shkollave të cilat janë në pronësi të Bashkisë Mat.” shkruhet në shkresën e Bashkisë Mat, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/TvMati/videos/433192144199565/
https://www.facebook.com/TvMati/videos/2330558027165883/