“Veliera”, punimet natën rrezikojnë arkeologjinë

419

Mbrëmjen e sotme të rinjtë durrsakë kanë denoncuar punimet që po kryhen gjatë natës tek projekti “Veliera”.

Megjithëse në mungesë të arkeologëve, matrapiku po punonte ngjitur me gjetjet arkeologjike.

Gjetjet arkeologjike/ Foto: “Aktiv për Durrësin”

Më herët përmbarimi ndaloi hyrjen në këtë perimetër dhe prokuroria e rrethoi me shirita.

Por kjo duket se nuk e ka ndaluar firmën që pas betonizimit të hapësirës ngjitur me gjetjet arkeologjike, të punojë me matrapik pranë tyre.

Ka më shumë se një muaj që të rinjtë e qytetit monitorojnë punimet dhe denoncojnë shkeljet tek faqja në facbook, “Aktiv për Durrësin”.