Deputeti Spahiu, si Dritan Prifti dikur, nis shpërndarjen e lopëve për fermerët në Bulqizë

422

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu në një status të tij në twitter, shkruan se; “çdo e keqe e ka një të mirë”, duke vlerësuar punën e mirë që ka bërë Ministria e Bujqësisë, që i ka dhënë lopë të shëndetshme fermerëve të Bulqizës, duke i dhënë kështu zgjidhje një problematike të zonës në fjalë.

Të njëjtin model ndiqte dikur, ish-deputeti dhe ministri i LSI-së, Dritan Prifti në zonën e tij elektorale. Duket se këtë model do të filloj ta ndjek Spahiu në zonën e Bulqizës.