Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Gazetari Elvi Fundo është goditur nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Aktualisht gazetari ndodhet në Spitalin Ushtarak. Fundo është drejtor në portalin Citynews.al.
Për momentin nuk dihen motivet e vërteta dhe autorët e këtij sulmi.
Ndërkaq, Fundo njihet si gazetar kritik ndaj qeverisë dhe ka zbuluar disa prej aferave të saj në koncesionet publike.
Gjithashtu, ishte gazetari Elvi Fundo që zbuloi edhe blerjen e aksioneve të një banke private nga deputeti i rilindjes, Alfred Peza.