Ferit Keta arriti të mposhtë me knockout në raundin e pestë kundërshtarin e tij, argjentinasin Zarate, duke qenë ende i pamposhtur në raundin ndërkombëtar.
Në duelin e zhvilluar në Spanjë, boksieri kuqezi arriti një fitore me dominim total ndaj rivalit të tij në ring, që nuk ishte për asnjë moment në gjendje t’i bënte ballë Ketës.
Keta u kuptua që në fillim që do të diktonte ritmin në ring dhe, pasi la pothuajse pa frymë kundërshtarin në raundin e dytë, vazhdoi goditjet e furishme deri në raundin e pestë, kur Zarate u dorëzua me “K.O teknik”, duke mos mundur dot të vazhdonte duelin.
Një tjetër fitore për Ferit Ketën në peshën “cruiser” në ringun ndërkombëtar, që e konfirmon atë si të pamposhtur.