Parku kombëtar i Mavrovës

990
Liqeni i Mavrovës

Parku kombëtar i Mavrovës përfshin shpatet jugore të Maleve të Sharrit, një pjesë të Malit të Korabit si dhe Maleve të Deshatit, Karçinit dhe Bistrës. Kjo sipërfaqe, relativisht e vogël, karakterizohet nga një numër i madh majash dhe lartësish mbi 2000 metër të cilat ndahen nga njëra tjetra me gryka dhe kanione të thella.

Pika më e lartë është ajo e Golem Korabit (mbi malin e Korabit), që përfaqëson pikën më të lartë, si në Maqedoni edhe në Shqipëri, me një lartësi prej 2,764 m. Pika më e ulët gjendet në zonën Boshkov Most (611 m) në daljen e lumit Mala Reka në Radika.

Burimi dhe rrjedha e sipërme e lumit Dlaboka Reka dhe ujëvara e tij me emrin Proyfel (134 m) së bashku me kanionin që formon ky lumë, kanioni i lumit Adzhina Reka, ashtu si Kanioni Barić mbi Lumin Radika dhe fushat karstike në malin e Bistrës, janë veçanërisht të bukura dhe përfaqësojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit.

Të tjera zona me vlera të veçanta panoramike përfshijnë peizazhet në lokalitetet e Careva Češma dhe Tonivoda, me vështrim mbi Masivin e Korabit, shpellat e Alilika dhe Kalina Dupka, ujëvarat dhe kaskadat natyrore mbi lumenjtë Rostuška dhe Tresonečka, peizazhin e fshatrave Galičnik, Lazaropole, Gari, dhe Tresonče, si dhe kullotat malore të dhenve në malet Bistra dhe Deshat.

Hidrografia

Hidrografia e parkut kombëtar dominohet nga liqenet e ngrirë dhe nga lumi Radika me përrenjtë që e ushqejnë atë. Liqeni i ngrirë në lartësinë më të ulët është liqeni Lokuv në Malin Deshat, në lartesine 1,565,kurse liqeni i ngrire ne lartesine me te madhe është ai që gjendet nën pikën e Golem Korabit në 2,470 m. Lumi Radika dhe grykat, shpatet, shkëmbinjtë dhe shpellat e tij ndajnë Malet e Bistrës, Korabit dhe Sharrit. Pjesa kryesore e parkut kombëtar gjendet në luginën e lumit.

Lumi Radika

Flora dhe fauna

Bimësia e parkut kombëtar përbëhet nga mbi 1,000 specie bimësh të larta, përfshirë edhe speciet e rralla dhe ato endemike. Edhe fauna e Parkut Kombëtar është e shumëllojshme. Deri në ditët e sotme janë regjistruar 140 specie shpendësh, përfshirë skifterin, shqiponjën, shqipen e maleve, bufin e pyllit dhe bufin e madh. Këtu janë regjistruar shumë lloje amfibësh dhe zvarranikësh dhe 38 specie gjitarësh, si rrëqebulli ballkanik, ariu i murrmë dhe macja e egër. Lokaliteti Brezovec, afër fshatit Selce, është një pikë e shkëlqyer për vrojtimin e dhive të egra, arinjve dhe maceve të egra.

Monumente kulturore

Parku përmban monumente kulturore si Manastiri i Shën Gjon Bigorskit, ndërtuar në vitin 1020 dhe rindërtuar në vitin 1743, ku gjendet një ikonostase e rrallë. Gdhendjet në drurin e arrës nga mjeshtrit e hershëm Petre dhe Marko Filipovski në fshatin Gari, dhe Makarija Frchkovski në fshatin Galichnik janë pamje që ia vlen t’i vizitosh. Pjesë e traditës kulturore është edhe festivali i “Dasmës Galichnik” që mbahet tradicionalisht në ditën e Shën Petrit më 12 korrik. Parku Kombëtar ka një zyrë turistike e cila punon për promovimin e rajonit, monitorimin e aktiviteteve turistike, marketingun e produkteve lokale dhe organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera turistike.

Manastiri i Shën Gjon Bigorskit, burimi: macedonia-timeless.com