Nuk është shaka, për Emergjencat Civile, Bulqiza pa asnjë vatër zjarri

385

Shtabi i Emergjencave Civile ka bërë të ditur se në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht 13 vatra zjarri aktive.

Përsa i përket Dibrës, sipas njoftimit shpërndarë për mediat, Emergjencat Civile bën me dije se në fshatin Muhurr, është rindezur zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha, duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë, por e ka pasur të pamundur të shuajë flakët për shkak të terrenit malor, ku është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar flakët.

Por në raportimin e Emergjencave Civile në asnjë rresht nuk përmendet Bulqiza, që prej ditësh janë disa vatra aktive zjarri në pyjet e kësaj zone. Këto vatra nga Emergjencat Civile nuk raportohen, duke manipuluar opinionin publik në lidhje me numrin e vatrave të zjarrit.

Aktualisht në zonën e Bulqizës ka disa vatra zjarri:

Nga Krasta, zjarri ka përfshirë edhe masivin me pisha sipër zonës mineralmbajtëse D, vatër e cila ka disa ditë që është aktive.

Aktive është edhe vatra në Liqenin e Zi, që është rindezur. Gjithashtu edhe në masivin pyjor Sheshe Bulqizë, në njësinë administrative Fushë – Bulqizë është një vatër zjarri.

Tymi ka mbuluar të gjithë luginën, ndotje që ka shkaktuar komplikacione shëndetësore tek personat që kanë probleme me rrugët e frymarrjes.

Por edhe pse me një situatë të tillë, Emergjencat Civile nuk kanë ndërhyrë asnjëherë nga ajri për vënin nën kontroll të këtyre vatrave të zjarrit.

/bulqizaime.al/

https://www.facebook.com/bulqizaime/videos/1967526410182229/