Policia e Dibrës dhe Bulqizës kanë arrestuar disa persona pasi janë konstatuar se po ndërtonin pa leje, ku ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit shpërndarë për mediat nga policia, bëhet me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
R.F. 50 vjeç, banues në Dibër.
Pas një denoncimi në portalin “Komisariati Dixhital”, menjëherë kanë nisur hetimet, ku gjatë ditës së djeshme në ‘Hynoskë’, Grevë, shtetasi i lartë përmendur ka ndërtuar një objekt banesë pa leje përkatëse.
A.K, 27 vjeç, banues në Dibër.
Pasi në fshatin Grevë-Dibër, në tokën e tij ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal ndaj shtetasit :
E.P, 26 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Pasi në tokën e tij ka filluar ndërtimin e një banese pa leje .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
/bulqizaime.al/