Ndahet nga jeta biznesmeni i mirënjohur shqiptar, Muhamet Malo

457

Muhamet Malo, biznesmeni i njohur është ndarë nga jeta. Burime për SYRI.net bëjnë me dije se prej kohës Malo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka humbur jetën sot ndërsa ishte i shtruar në spital.

Malo është i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e lojërave të fatit ndërsa ai ngrit të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloto, më pas njihet edhe si aksioner në Bankën Credins, aksione tek Hotel Tirana, një nga bashkëpronarët e teleferikut në dajt ose siç njihet ndryshte Dajti Ekspres dhe pronar i televiozionit sportiv TeleSport.

Homazhet për nder të Malos do të zhvillohet të martën në ora 11.00 në hollin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kush ishte Muhamet Malo?

Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë. Ai e kaloi fëmijërinë dhe vendlindje ku mbaroi shkollën fillore. Më pas ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë Josif Pashko. Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.

Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.

Malo ka një background të gjërë punë  në fusha të ndryshme. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua si President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.

Njihet dhe si humanist me kontribut ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar,te kujtojme “Ethet e se premtes mbrema” ,por dhe lobist i sportit shqiptar ne bote.Kohet e fundit eshte nderuar dhe me titullin Honoris Causas.

Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, jetimëve, por dhe nga xhudo.