Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të urës së Matit rreth orës 16:00.
Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugorë Burrel-Klos, një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B. G., dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. M.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete; shtetasi O. B., udhëtonte në mjetin tip Audi, dhe shtetasi Sh. S., udhëtonte në mjetin tip Benz.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.