Mat, plagosen dy minatorë në minierë

475

Dy minatorë kanë mbetur të plagosur ndërsa ishin duke punuar në 500 metra thellësi në një minierë në Cerujë të Matit.

Një nga minatorët është nisur me urgjencë për në Tiranë, ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Burrelit.

Gjendja e tyre është mjaft e rëndë. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.