Tentoi të shpëtonte mbesat, mbytet 55-vjeçarja në Drinin e Zi

1006
Në foto: Drini i Zi

Mesditën e sotme në Shupenzë një 55-vjeçare, me inicialet F.D është mbytur në lumin Drini i Zi, pasi u mundua të shpëtonte dy mbesat e saj që ishin rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Sipas policisë, mësohet se në lumin Drin i Zi, në afërsi të urës së Topojanit, kanë qenë duke u larë dy vajza të mitura O.D, 8 vjeçe dhe O.D, 4 vjeçe.

Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas për t’i shpëtuar është futur në lum edhe gjyshja e tyre, rreth 55 vjeçe, por për pasojë është mbytur.

Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit. Ndërsa gjyshja e tyre është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, por pa shenja jete.

/bulqizaime.al/