Dibër, i bie porta në kokë, humb jetën 6-vjeçari

398

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër.

Një 6-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë një portë hekuri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blliçë të Dibrës, ku fëmija kishte shkuar me pushime tek daja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:15, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Peshkopi, se është sjellë nga familjarët pa shenja jete në spital një fëmijë 6 vjeçar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në ambjentet e spitalit, ku ka rezultuar se nga kqyerja paraprake e trupit të fëmijës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor janë konstatuar dëmtime fizike në kokë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija A.S, 6 vjeç banues në lagjen “Sule”, njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër, kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë fëmijën 6 vjeçar.

Si pasojë e goditjes fëmija A.S, ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.