Dhjetëra banorë të Fushë-Bulqizës kanë protestuar në mbrojtje të pyjeve, pasi një firmë po tenton të ndërtoj një rrugë për prerjen e pyjeve.
Banorët shprehen se një ndërhyrje e tillë e firmës për shfrytëzimin e pyjeve, jo vetëm që do të shkatërrojë kurorën e fshatrave të tyre, por do ketë ndikime të rënda, pasi do t’i lërë ata pa ujë të pijshëm dhe vaditës për tokat.
“Jeta jonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me këto pyje”, thotë një banor që ka dalë në protestë. të tjerë banorë shprehen të vendosur për mbrojtjen e pyjeve deri në fund sepse jeta e tyre është e lidhur pasgjithshmërisht me këta pyje.
Eskavatori i firmës që po tenton të hap rrugën për shfrytëzimin e pyllit është detyruar të largohet, pas pengesës që i bënë banorët.
Banorët e fshatrave Dushaj, Kodra e Danit dhe Koçaj kanë protestuar edhe më parë për ndalimin e ndërtimit të kësaj rruge që do të shfrytëzonte pyllin.
Protesta degjenoroi deri në atë pikë sa eskavatori i firmës që po tentonte të hapte rrugën u dogj, çka solli që disa banorë të procedoheshin penalisht.
/bulqizaime.al/