Ja ku është pishina më e madhe në botë

678
Resorti spektakolar “San Alfonso del Mar” në Algarrobo të Kilit

Resortin spektakolar “San Alfonso del Mar” në Algarrobo të Kilit, ka pishinën më të madhe në botë, kjo është 20 pishina noti olimpike.

Pishina u hap në dhjetor të vitit 2006 pas pothuajse pesë viteve punë për ta ndërtuar.

Ajo madje bën pjesë edhe në librin e rekordeve Guiness.

Pishina është e gjatë 1013 metra dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh,ndërsa është e mbushur me 66 milionë litra ujë të pastër kristal, transmeton dailymail.

https://www.youtube.com/watch?v=bgz22NpNK1I

Pishina është projektuar nga ndërtuesi vendas, Fermando Fischmann dhe sot llogaritet si atraksioni më i madh turistik i zonës.

Për pishinën në fund të saj përdoret një sistem kontrolli kompjuterik të thithjes dhe filtrimit të ujë nga oqeani, ndërsa dielli e ngroh atë në 26°C – nëntë gradë më të lartë se tempratura në det.

/bulqizaime.al/