Rama: Po përpiqemi që tregu energjetik i Shqipërisë të integrohet në Evropë

456

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se Shqipëria luan rolin e një “ure të energjisë” mes Lindjes së Mesme, Rusisë dhe rajonit Kaspik, në njërën anë, dhe Evropës, në anën tjetër, tha se “Shqipëria është një nga vendet ku kalojnë linjat e tubacionit më të rëndësishme të botës. Energjia e ardhur nga Deti Kaspik, do të kalojë në Evropë nga këtu që nga viti 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e Kongresit të 22-të Botëror të Naftës ku Anadolu Agency është sponsor i komunikimit global, Rama tha se tregu i energjisë së Shqipërisë është bërë një strukturë edhe më e zhvilluar në krahasim me disa vite më parë.

Pasi ka bërë të ditur se në periudhat e fundit në saje të punimeve të kryera në vend kanë arritur një sukses të madh në këtë sektor, Rama ka shpjeguar se në aspektin e sigurisë së furnizimit të energjisë kanë marrë pjesë në kongres për të gjetur rrugët e zgjidhjes kundrejt problemeve të formuara nga luhatja globale ekonomike.

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se nevoja globale për energji rritet çdo vit e më shumë Rama ka vazhduar më tej: “Duhet të veprojmë së bashku në përpjekjet tona përkrah përqendrimit për furnizim më efikas të energjisë. Në kohët e fundit në emër të bashkëpunimit kemi kryer takime të ndryshme me kompanitë e sektorit privat. Këto do të luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të naftës në vendin tonë. Energjia për ne është një nga sektorët strategjikë. Kryejmë përpjekje që furnizimi me energji të jetë i sigurtë për konsumatorët në Shqipëri. Po përpiqemi që tregu energjetik i Shqipërisë të integrohet në tregun e Ballkanit Perëndimor në rajonin tonë dhe në tregun Evropian.”

Përpara Shqipërisë ka një të ardhme të shndritshme

“Shqipëria është një nga vendet ku kalojnë linjat e tubacionit më të rëndësishme të botës. Energjia e ardhur nga Deti Kaspik, do të kalojë në Evropë nga këtu që nga viti 2020. Siguria e furnizimit në këtë pikë do të kërkojë bashkëpunimin rajonal”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se Qeveria e Shqipërisë për të rigjallëruar sektorin e energjisë në vend do të zbatojë nxitje për investitorët në fushat ligjore dhe financave.Duke bërë të ditur se kanë kryer punime të ndryshme për rritjen e prodhimit bruto të naftës së vendit Rama tha se “Synojmë që ndërtojmë një strukturë më të integruar në tregjet e naftës rajonale dhe në Evropë duke siguruar ndërtimin më të lehtë të stacioneve të naftës dhe për hapur vende të reja në këtë sektor. Vazhdojnë punimet tona për ristrukturimin e kompanive tona publike. Nëse ne do të arrijmë të zbatojmë këto projekte me partnerët tanë në këtë sektor privat, përpara Shqipërisë ka një të ardhme të shndritshme. Ndërsa në çështjen e gazit të gurit në Shqipëri janë kryer zbulime të reja. Për shkak të këtyre arsyeve ndoshta është koha më e duhur për të bërë investime në industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri.”