Një incident është regjistruar në Burrel para takimit të Bashës me simpatizantët demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD.
Ish-deputeti demokrat Bedri Hoxha është goditur nga një person pranë Pallatit të Kulturës. Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar.
Hoxha ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë Mat, ku shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.
/bulqizaime.al/