Shqipëria, mes 10 vendeve kryesore për azil në BE

533

Në raportin vjetor të Zyrës Europiane të Mbështetjes për Azilin në Bruksel për situatën e azilit në BE, rezulton se Shqipëria gjatë vitit 2016 bën pjesë në listën e dhjetë vendeve kryesore me numrin më të madh të aplikantëve për azil në vendet e unionit.

Në raport theksohet se vendet kryesore pritëse të azilantëve janë Gjermania, Italia, Franca, Greqia dhe Austria, ndërkohë që nga 1,3 milionë aplikantë për azil në Bashkimin Europian në 2016, Siria kryeson ende listën e vendeve të origjinës, duke përbërë më shumë se 1/3 e të gjitha aplikimeve.

EASO is an agency of the European Union

Siria vazhdon të mbetet vendi kryesor i origjinës së aplikimeve për azil në BE, që prej 2013. Ajo çka duhet të përbëjë një shqetësim madhor lidhur me këtë raport, është fakti se Shqipëria renditet përkrah vendeve si Afganistani, Iraku, Pakistani, Nigeria, Irani, Eritrea dhe Somalia, vende të cilat janë ose në gjendje lufte ose përjetojnë një varfëri ekstreme.

Në raport gjithashtu theksohet fakti se në 2016, më shumë se 65 mijë të mitur të pashoqëruar aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në BE.

/bulqizaime.al/